Debati për energjinë/ Berisha: Pasuria kombëtare është kthyer në një mallkim! Spiropali: Varrmihësi i sistemit energjetik shqiptar

vovalbania October 20, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Debati për energjinë/ Berisha: Pasuria kombëtare është kthyer në një mallkim! Spiropali: Varrmihësi i sistemit energjetik shqiptar

“Një pasuri kombëtare është kthyer në një mallkim për popullin shqiptar. Fakti është që 6 mujori i parë është 54% e vendit është prodhuar nga hecet, 2021 Shqipëria prodhoi 9 tw energji, kur konsumonte vetëm 7. Biznesi shqiptar paguan tarifat më të larta. Si asnjë vend tjetër, sa hap e mbyll sytë fap e fap, shpallet konkursi dhe ju vidhni dhe vetëm vidhni. Ju keni instaluar një sistem të tmerrshëm vjedhjeje. Ka urdhëruar që pallateve të vjetra që nuk kanë ashensor, që kanë gjithsej 5 llamba që konsumojnë 40 kw/h ju i faturoni 600 kë/ h pallatit vjedhjen tuaj dhe thoni se i ulëm humbjet, se gropë e zezë humbjet jeni ju si qeveri që nuk paguani tarifat dhe jo një apo dy por 200 mln euro para të dhëna nga taksa paguesit ju i bëni orgjira dhe vidhni në drejtime të tjera. Si mund të kthehet ndryshe një pasuri në një mallkim kombëtar siç është shndërruar energjia për shqiptarët? Nëse ti i pafytyrë…pra edhe një herë ky është mekanizmi i shndërrimit, nuk ka as sy të shikojë e as veshë të dëgjojë, është bërë betejë epike me gazin rus , është sjellë në Shqipëri dhe Evropa gazi Azer me 20 mld m kub në vit. Kur të mbysësh Dibrën do ngrihet Enever Hoxha nga varri”, tha Berisha.

“Sapo foli varrmihësi i sistemit energjetik shqiptar, veçse nuk qeshim dot se është për të qarë ky operacion koruptiv për shkak të një raporti la plagë të , le të merret SPAK, këto nuk më takojnë mua por prokurorisë. Ai fiku dhe dritat në ujësjellësin tanë”, tha Spiropali.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49399 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE