Teknologjia e fundit, njeriu ‘fluturues’ tanimë është gati për të shpëtuar këdo që ka humbur!

vovalbania October 20, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Teknologjia e fundit, njeriu ‘fluturues’ tanimë është gati për të shpëtuar këdo që ka humbur!

Nëse një ditë do ta gjeni veten të humbur, mos u dëshpëroni sepse shpëtimtari juaj do të duket si një superhero që vjen duke fluturuar. Një grup anëtarësh të një skuadre të ndihmës së shpejtë, veshin kostumin e “Iron Man” dhe po testojnë teknologjinë e fundit, për të mundësuar shpëtimin e njerëzve. Jamie Walsh tha për Retuers se:

Po përpiqemi të shohim çfarë mund të bëjmë në kushte të vështira atmosferike, prandaj kemi shkuar në Cumbria, ku ka shumë shi dhe fryn shumë erë.

Me kostumin që duket se është marrë nga filmat fantastikoshkencorë, pjesëtarët e skuadrës së ndihmës së shpejtë mund të udhëtojnë me shpejtësi deri në 136 kmh duke përballuar erën e fortë që fryn me një shpejtësi deri në 48 kmh. Falë tij ata kanë arritur të përshkojnë ngjitjen e një faqeje mali për 3 minuta e 40 sekonda, ndërkohë që në këmbë do të ishin dashur 2 orë.

Kompania që ka prodhuar kostumin, “Gravity Industries”, po punon edhe me forcat speciale britanike, të cilat kanë demonstruar më parë aftësitë e tyre fluturuese, duke kaluar nga një anije në tjetrën në mes të detit. Kjo teknologji do të mundësojë spostimin shumë më të shpejtë të ushtarëve dhe do të rrisë kapacitetet mbrojtëse, thonë prodhuesit.

Rikujtojmë, se një makinë fluturuese e ndërtuar nga fabrika kineze e automjeteve elektrike Xpeng Inc. bëri fluturimin e parë publik në Emiratet e Bashkuara Arabe. E gjithë kjo si pjesë e programit të kompanisë për të nxjerrë produktin në tregjet ndërkombëtare. X2 është një aeroplan vertikal i ngritjes dhe uljes me dy vende (eVTOL) që ngrihet nga 8 helika dy në çdo cep të automjetit. “Ne po shkojmë hap pas hapi drejt tregut ndërkombëtar”, tha Minguan Qiu, menaxher i përgjithshëm i Xpeng Aeroht.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48675 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE