A do të ketë unifikim të demokratëve? Ja çfarë zbulon sondazhi i TAR!

vovalbania October 22, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
A do të ketë unifikim të demokratëve? Ja çfarë zbulon sondazhi i TAR!

Edi Paloka dhe Gazment Bardhi, të cilët janë mandatuar si negociatorë për bashkimin e demokratëve në kuadër të zgjedhjeve vendore,  zhvilluan para pak ditësh përpjekjen e parë të bashkimit të partisë, ndërsa motorët për zgjedhjet vendore të 2023 janë ndezur. Gazment Bardhi nga grupimi i Alibeajt dhe Edi Paloka nga Rithemelimi, u takuan për më shumë se 60 minuta, takim i cili nuk prodhoi rezultate konkrete.

Në përfundimin të takimit me kolegun Bardhi, Paloka u shpreh se takimi nuk ka dështuar ndërsa shtoi se ka vullnet të përbashkët për të dalë me një kandidat në zgjedhjet e ardhshme vendore. Deputeti Bardhi u bëri thirrje demokratëve që të mos jenë ‘të ngrirë’ në këtë proces bashkimi, duke theksuar se njëanshmëria nuk e ndihmon këtë proces. Bardhi tha se dy palët duhet të gjejnë jo vetëm një kandidat të përbashkët përmes mirëkuptimit, por duhet të jetë një kandidat që të fitojë zgjedhjet e ardhshme vendore.

Lidhur me këtë situatë, ne në Top Albania Radio ngritëm një sondazh për të mësuar dhe mendimin e publikut. Pyetjes se nëse mendojnë se do të ketë unifikim të demokratëve, publiku i është përgjigjur në këtë mënyrë; 78% mendojnë se do të ketë, 11% mendojnë se nuk do të ketë një unifikim dhe po 11% nuk kanë një përgjigje të sigurtë.

Ndërkohë, bazuar në ngjarjet aktuale të ditëve të fundit, në faqen tonë tani mund të gjeni sondazhin e ri ku mund të votoni. Mbi 40 ditë larg qeverisë britanike, a mendoni se duhet të rikthehet Boris Johnson?

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48554 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE