Thirrjet e opozitës për protesta për Laer Kurtin, Rama: Hiena që ndezin urrejtjen për Policinë!

vovalbania October 22, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Thirrjet e opozitës për protesta për Laer Kurtin, Rama: Hiena që ndezin urrejtjen për Policinë!

Kryeministri Rama reagoi sërish ndaj thirrjeve të opozitës për protesta, për vdekjen e 32-vjeçarit, Laer Kurti i ndaluar nga policia në Tiranë. Komentet i bëri në një takim me fermerë në Kafaraj të Fierit.

Njerëz pa din e pa imam, pa asnjë lloj kodi. Hiena që arrijnë deri në pikën sa të shqyejnë në televizion kufoma nga mëngjesi në darkë, duke bërë çmos të ngrenë tymnajën, tensionin dhe zjarrin e urrejtjes ndaj Policisë së Shtetit. Ndërkohë që jo vetëm ka një moment njerëzillëku, ka një moment ku njeriu i thotë vetes prit, çfarë shqiptari jam? Si mundem të kafshoj të vdekurit për të nxjerrë përfitime dhe si mund t’i shkoj pas hienave që më ftojnë të sulmoj policinë për diçka që nuk e di si ka ndodhur?

Prokuroria nxjerr konkluzionin se nuk kemi të bëjmë me asnjë lloj tejkalimi të masës nga Policia e Shtetit. Si mund të arrihet deri këtu? Si mund të besohen këta hiena kur flasin për çfarëdo qoftë, kur janë në gjendje ta kthejnë përmbys të vërtetën e një vdekjeje? Çfarë shqiptarësh janë ata që u venë mbrapa? Kur njeriu kthehet në hienë nuk bëhet më njeri. Kur njerëzit shkojnë pas hienave rrezikojnë të bëhen dhe ata hiena.

Në takimin me fermerë në fshatin Kafaraj të Fierit, shefi i qeverisë tha se “jeta reale në fshat është kulmi i kontrastit me fshatin që del në televizor”.

Eshtë kulmi i kontrastit me skenat e hedhjes së mollëve apo të qepëve, apo qumështit në rrugë për të bërë shfaqjen e një dëshpërimi në emër të një braktisjeje të qeverisë, që në fakt nuk ekziston. Eshtë e dhimbshme që hidhet një kokërr mollë, qepë apo një gram qumësht prodhuar me vështirësi, por ka një të vërtetë tjetër, që këto produkte dalin në televizor duke u hedhur, nuk dalin ato që eksportohen.

Shefi i qeverisë shtoi se po synohen 500 milion euro eksporte të prodhimeve bujqësore, “nga 130 milion që eksportonim kur nisëm këtë rrugë”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48893 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE