Primaret në PD, Gert Bogdani shpall kandidaturën për Tiranën, në garë përballë Belind Këlliçit

vovalbania October 30, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Primaret në PD, Gert Bogdani shpall kandidaturën për Tiranën, në garë përballë Belind Këlliçit

Ish deputeti i Partisë Demokratike Gert Bogdani është i dyti nga radhët e të djathtëve që bën të ditur se do të marrë pjesë në Primare për t’u shpallur kandidat i opozitës për bashkinë Tiranë. Bëhet e ditur se Bogdani do ta prezantojë kandidaturën e tij për në primaret e PD-së, sot rreth mesditës.

Disa ditë më parë, kanidaturën për primaret e Tiranës e ka shpallur edhe deputeti Belind Këlliçi. Ai është shprehur se është gati të lërë mandatin për të luftuar për Tiranën ndërsa është shprehur se kryebashkiaku aktual Erion Veliaj, do të jetë për të kandidati për i lehtë për t’u mundur.

Emra të tjerë të lakuar brenda PD-së si kandidatë të mundshëm për primaret e Tiranës janë deputetja Jorida Tabaku, aktori i humorit Julian Deda dhe mjeku Ilir Alimehmeti. Kurse, sa i përket bashkive të tjera, për Tropojën e ka shpallur kandidaturën ish-deputetja Mimoza Hajdarmataj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48843 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE