Itali, sot mbledhja e parë e Qeverisë Meloni/Me një rit simbolik, Draghi i dorëzon zilen Melonit!

vovalbania October 23, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Itali, sot mbledhja e parë e Qeverisë Meloni/Me një rit simbolik, Draghi i dorëzon zilen Melonit!

Një ditë pas betimit në Presidencë të kryeministres italiane, Giorgia Meloni dhe ministrave të qeverisë së dalë nga zgjedhjet e 25 shtatorit, sot zhvillohet ceremonia e dorëzimit të detyrës nga kryeministri në ikje, Mario Draghi. Kur në Itali lind një qeveri e re, nuk mungon riti simbolik që shënon kalimin e pushtetit nga kabineti i vjetër te ai pasues, thënë ndryshe, ceremonia e ziles. Në Pallatin Chigi, selia e qeverisë italiane, Draghi do t’i dorëzojë zilen Melonit dhe me rënien e saj, shefja e ekzekutivit i jep dritën jeshile të parës mbledhje të Këshillit të Ministrave, e planifikuar për në mesditë.

Kryeministri Rama ishte mes liderëve që pas betimit në Quirinale uruan Giorgia Melonin, e para grua kryeministre në Italinë fqinje.

Urime gruas së parë të thirrur nga populli për të udhëhequr Italinë, një vend të cilit Shqipëria i detyrohet shumë dhe me të cilin na lidh një miqësi e lashtë dhe vëllazërore, e cila ka frymëzuar gjithmonë marrëdhëniet mes qeverive tona. Paç fat Giorgia Meloni!

Shefja e re e qeverisë së Romës u zotua të nisë menjëherë punë, siç theksoi “duke i shërbyer Italisë me krenari”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden e uroi kryeministren italiane dhe tha se “mirëpret punën me Melonin, në përpjekjet për të mbështetur Ukrainën në luftën me Rusinë”.

Italia është aleate jetike e NATO-s dhe partnere e ngushtë, ndërsa shtetet tona adresojnë sfidat e përbashkëta globale. Si lider i G7-ës, mirëpres përparimin e mbështetjes sonë për Ukrainën, që Rusia të mbahet përgjegjëse për agresionin e saj, në sigurimin e respektimit të të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike e të një rritjeje të qëndrueshme ekonomike.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen u shpreh e gatshme dhe e lumtur të punojë me qeverinë e re italiane në mënyrë konstruktive, për t’iu përgjigjur sfidave që i presin. Edhe kreu i Këshillit Europian, Charles Michel i kërkoi kryeministres së re të punojnë për të mirën e BE-së e të Italisë.

Nga e djathta europiane, krahas kryeministrit hungarez, Viktor Orban, mesazh urimi i dërgoi Melonit edhe Marine Le Pen, shefe e Frontit Kombëtar francez.

Kudo në Europë, patriotët po marrin pushtetin dhe kjo është Europa e kombeve që duam të shohim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49679 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE