Sot Maratona e Tiranës, ja rrugët e zonat e bllokuara deri në orën 16:00!

vovalbania October 23, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sot Maratona e Tiranës, ja rrugët e zonat e bllokuara deri në orën 16:00!

Gjithçka gati për Maratonën e Tiranës që zhvillohet sot, me pjesëmarrje të atletëve nga disa vende të botës. Deri në orën 16:00, shumë rrugë kryesore të kryeqytetit qëndrojnë të mbyllura, për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv. Janë rreth 2500 vrapues që do të garojnë në katër kategori: “Marathon” (gara e plotë dedikuar profesionistëve), “Half Marathon”, (për ata që duan të sfidojnë veten), “Tirana 10K” (ku garojnë kryesisht të apasionuarit pas maratonave, por jo profesionistë) dhe kategoria “We Too” për personat me aftësi ndryshe.

Zonat e akset që preken nga kufizimet në Tiranë:

Sheshi “Nënë Tereza”, duke vazhduar në të gjithë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Rruga “Gjergj Filipi”

Rruga “Papa Gjon Pali II”

Rruga “Ismail Qemali”,

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

Bulevardi “Bajram Curri”, kryqëzimi me Rrugën e Elbasanit

Rruga “George W. Bush”

Rruga “Abdi Toptani”

Bulevardi “Zog I”

Bulevardi i Ri

Rruga “Ded Gjon Luli”

Rruga e Durrësit

Rruga e Kavajës

Rruga “Myslym Shyri”

Bulevardi “Zhan D’Ark”, nga kryqëzimi me urën e Gjykatës Tiranë deri te ura Taiwan

Bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi me urën e Gjykatës së Rrethit Tiranë deri te ura Taiwan

Rruga “Ibrahim Rugova”

Rruga “Lek Dukagjini”, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit.

Për shkak të bllokimit të rrugëve në kryeqytet, Bashkia e Tiranës apelon që shoferët të mos përdorin automjetet, por nëse e kanë të nevojshme, të gjejnë një rrugë alternative. Rreth 500 efektivë janë në terren për mbarëvajtjen e maratonës. Po ashtu, qytetarëve u kërkohet që gjatë zhvillimit të sak, të mos tentojnë të hyjnë me automjet brenda perimetrit të garës, pasi kjo është rreptësisht e ndaluar. Të gjithë duhet t’iu binden menjëherë shërbimeve policore në devijimet eventuale të trafikut.

Edicioni i 6-të i Maratonës së Tiranës nisi dje me garën “Fun Run”, ku protagonistë ishin nxënësit e shkollave 9-vjeçare e të mesme, të cilët vrapuan në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, me mesazhin sensibilizues për edukimin e të rinjve përmes sportit. Në garën që filloi në orën 09:00 në sheshin “Nënë Tereza” u përshkua një segment me gjatësi prej 2 km, i cili përfundoi në sheshin “Skënderbej”. Për fituesit e tre vendeve të para u dha edhe një shpërblim simbolik.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48729 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE