“Pendohem për…”, kujt i drejtohet Stresi me këto fjalë?

vovalbania October 23, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Pendohem për…”, kujt i drejtohet Stresi me këto fjalë?

Stresi është një nga reperat më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim çdo këngë e tij arrin të marrë miliona klikime. Kohëve të fundit, reperi ka filluar të lansojë mjaft projekte të reja muzikore me videoklipe shumë provokuese.

Ka vetëm pak ditë që Stresi ka publikuar këngën e tij të fundit, e cila titullohet “I smoke them” e shumë shpejt do të vijë me projektin tjetër të rradhës. Ama ajo çfarë ka marrë vëmendjen ditën e sotme është një nga postimet e tij në Instastory, ku duket qartë se i ka drejtuar dikujt disa fjalë, duke u shprehur i zhgënjyer dhe i penduar ndaj tij.

Pendohem për vlerën që u dhashë disa njerëzve, duke i bërë të duken më të rëndësishëm se sa ishin.

 

 

Prej pak kohësh Stresi ka treguar se do të vinte me projekte ‘bomba’ dhe një ndër to ka qenë projekti i tij i ri muzikor, për të cilin ka bërë edhe shumë paralajmërime. Kënga e re është lançuar para 2 ditësh dhe titullohet “I smoke them”. Vetëm pak më parë Stresi ka publikuar në Instastory suksesin e parë të këngës ë re, ku na ka treguar se tashmë ajo renditet e treta në këngët më të dëgjuara shqip.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48717 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE