Aksident në kryqëzimin e Shënkollit, kamioni përplas këmbësorin

vovalbania October 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aksident në kryqëzimin e Shënkollit, kamioni përplas këmbësorin

Një aksident është shënuar disa minuta më parë në kryqëzimin e Shënkollit, ku një kamion ka përplasur një këmbësor. Këmbësori 75-vjeçar, është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe gjendja e tij është kritike, pasi është gjetur poshtë kamionit.

Bëhet me dije se këmbësori ka qenë duke kaluar rrugën, në momentin që është përplasur nga kamioni.

Policia ndodhet në vendngjarje duke hetuar rrethanat e aksidentit, ndërsa shoferi është shoqëruar në komisariat.

Njoftimi policisë:

Lezhë / Informacion paraprak

Rreth orës 16:50, në aksin rrugor Lezhë – Milot, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shënkollit”, shtetasi B. T., duke drejtuar mjetin kamion, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin J. Gj. 75 vjeç, banues në Lezhë, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Drejtuesi i mjetit po shoqërohet për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.

Grupi hetimor në vendngjarje, vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48718 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE