Çmimi më i çuditshëm që i është dhënë; Mbretëresha Elisabeth e refuzon kategorikisht

vovalbania September 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çmimi më i çuditshëm që i është dhënë; Mbretëresha Elisabeth e refuzon kategorikisht

Mosha e mbretëreshës më të njohur në të gjithë botën, është komentuar gjatë dhe shumë shpesh. Në prill ajo bëri 95 vjeç dhe duket se asgjë nuk ka ndryshuar. Elisabetha vazhdon të bëjë po të njëjtat aktivitete dhe të marrë pjesë në shumë evente të ndryshme.

Këtë herë asaj i është dhënë një çmim në lidhje me moshën dhe plakjen. Revista “The Oldie”, ka çdo vit një dedikim vetëm për të moshuarit dhe japin një çmim “Oldie of the Year” ose në shqip “E moshuara e vitit”.

Këtë çmim ja dedikuan Mbretëreshës e cila me mirësjellje dhe vendosmëri nuk e pranoi.

Mesa duket mbretëresha mendon se ende nuk është e moshuar, vitet nuk tregojnë gjithnjë plakje, nëse besoni se jeni ende të rinj!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE