Talenti nuk “njeh” moshë, ju prezantojmë me 100-vjeçaren e cila ka hapur një ekspozitë me piktura!

vovalbania October 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Talenti nuk “njeh” moshë, ju prezantojmë me 100-vjeçaren e cila ka hapur një ekspozitë me piktura!

Një grua ka hapur një ekspozitë me piktura për të festuar 100-vjetorin e saj. Nada Rudan, nga Bosnja, mësoi të pikturonte kur ishte 87 vjeçe, dy vjet pasi la punën e saj si rrobaqepëse. Tanimë, më shumë se 10 vite më vonë, ajo thekson se piktura e ndihmon të relaksohet dhe se pasionit të saj të ri i kushton 3 orë në ditë.

Nuk e njoh fjalën mërzi, nuk e di se çfarë do të thotë depresion, gjithmonë e gjej diçka për të bërë. Nuk jam artiste e vërtetë, jam amatore, por jam tepër e lumtur që në ekspozitën time erdhën shumë familjarë, miq dhe fqinj.

Për ‘Reuters’, Nada tha se në shtëpinë e saj në Sarajevë ka rreth 200 piktura.

Gëzoj shëndet të mirë, duart i kam të qëndrueshme dhe nga sytë nuk kam probleme. Rrallë përdor syze kur pikturoj.

Pas ekspozitës së saj në Sarajevë, Rudan u nis për një muaj pushime në bregdetin e Adriatikut dhe më pas udhëtoi për në Gjermani ku jeton vajza e saj. “Unë jam e vendosur të mos bëhem barrë për fëmijët e mi,” tha nëna e dy fëmijëve, gjyshja e tre fëmijëve dhe stërgjyshja e katër fëmijëve. “Jam e qetë, nuk dua të jem nervoze, gjithmonë mendoj fillimisht dhe më pas veproj”, thotë Rudan, e cila siguroi jetesën si rrobaqepëse, duke mbajtur klientë të zgjedhur deri në moshën 85-vjeçare.

Ajo flet me mall për udhëtimet e shpeshta me fëmijët dhe nipërit e saj gjatë dekadave të fundit. Pas vdekjes së burrit të saj në 1999, Rudan vizitoi Shtetet e Bashkuara, Amerikën Qendrore dhe shumë vende evropiane dhe ato udhëtime frymëzuan shumë nga pikturat e saj, si një vullkan në Hawaii ose piramidat në Meksikë. Ajo vizitoi Hollywood-in në moshën 95-vjeçare dhe u lejua të hynte në teatrin ku zhvillohet ceremonia e ndarjes së çmimeve të Akademisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49964 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE