Pas dy aborteve më në fund këngëtarja Christina Perri sjell në jetë vogelushen Pixie Rose!

vovalbania October 25, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas dy aborteve më në fund këngëtarja Christina Perri sjell në jetë vogelushen Pixie Rose!

Këngëtarja e “A Thousand Years”, Christina Perri është bërë së fundmi nënë pas dy aborteve. Artistja 36-vjeçare solli në jetë vajzën e saj dhe të bashkëshortit Paul Costabile, e quajtur Pixie Rose. Me anë të një postimi bardh e zi të publikuar në Instagram bukuroshja shkruan:

Ajo është këtu. Me shumë besim mirëpresim vajzën tonë magjike me ylber të dyfishtë. 10.22.22.

Fëmijë ylber, ka kuptimin e një fëmijë të lindur pas një aborti ose vdekjes së një foshnjeje nga shkaqe natyrore. Rikujtojmë, se Perri u bë nënë për herë të parë në janar të vitit 2018, duke mirëpritur vajzën e saj Carmella, një muaj pasi u martua me Costabile.

Kur Perri dhe Costabile u përpoqën të zgjeronin familjen e tyre, këngëtarja pësoi një abort në janar 2020 kur ishte 11-javëshe. Megjithatë, ata ndanë lajmin e një shtatzënie tjetër në korrik 2020. Por katër muaj më vonë, vajza lindi e pajetë. Perri ka folur shpesh publikisht se sa e vështirë ka qenë për të të shkonte në takimet me doktorët pas dy humbjeve të saj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49306 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE