Plas sherri mes banorëve në BBV! Ilnisa Agollit i hedhin rrobat në vaskë, Meritoni hakmerret

vovalbania February 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Plas sherri mes banorëve në BBV! Ilnisa Agollit i hedhin rrobat në vaskë, Meritoni hakmerret

Ilnisa Agolli është e dënuar pasi ka thyer rregullat e “Big Brother” duke fikur mikrofonin. Sipas produksionit ky veprim ishte i përsëritur ndaj për një kohë të pacaktuar ajo duhet të jetë e pa dukshme në shtëpi.

Cilido nga banorët që reagonte ndaj Ilnisës dhe anasjelltas do të dënohej përsëri.

Duke marrë shkas nga ky vendim i “vëllait të madh”, Sara në shenjë provokimi mori rrobat e Ilnisës dhe i hodhi në vaskë.

Ilnisa e cila nuk reagonte dot ka influencuar Meritonin që t’jua kthente me të ‘njëjtën monedhë’ banoreve që ajo supozonte se kishin bërë veprimin.

Erjola, Ledjona, Sara, Françeska, Juli ishin disa nga banorët të cilëve Meritoni i hodhi rrobat në tokë.

Ky veprim i Meritonit nuk është pritur aspak mirë nga banorët të cilët shumë të acaruar kërkonin llogari nga moderatori.

Juli që në fakt është një mik i Ilnisës në shtëpi e priti shumë keq hedhjen e rrobave duke i thënë Meritonit që të mos guxonte më ta bënte një gjë të tillë.

Ndërsa Ledjona e cila ka pasur disa debate me Meritonin ka kaluar në një bisedë më tone të larta madje edhe ofendime.

Ledjona: O! Ti idiot mashkull ke parë gjë që të kam prekur rroba unë ty?

Ledjona: Unë rroba nuk kam prekur me dorë dhe ky do të mbaje përgjegjësi për këtë që po bën.

Juli: Me rrobat e mija çfarë pate o gjigand?

Meritoni: Me respekt ti kam lënë

Juli: Mos i prek më kaq po të them.

Meritoni: Të tjerat do ti gjesh në pishinë

Juli: mos i prek me kaq po të them se unë nuk kam prekur gjë se nuk jam 3 vjeç.

Ledjona: Po ti je nivel 0(zero) që prek rrobat e femravenull

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49281 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE