Volkswagen pezullon prodhimin e dy modeleve të makinave elektrike në fabrikën e tij në Gjermani!

vovalbania November 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Volkswagen pezullon prodhimin e dy modeleve të makinave elektrike në fabrikën e tij në Gjermani!

Prodhuesi gjerman i makinave Volkswagen (VW) po pezullon prodhimin e dy modeleve të makinave elektrike në fabrikën e tij në Emden, Gjermani. Linjat e prodhimit janë ndërprerë. Një zëdhënëse e fabrikës tha se atyre u mungojnë motorët elektrikë për modelet e makinave ID.4 dhe ID.7, por se do të vazhdojë prodhimi i modeleve Passat dhe Arteon me motorë me djegie të brendshme. “Vetëm prodhimi i makinave elektrike është ndalur”,- tha zëdhënësja.

Sipas saj, shkaku kryesor i mungesës së motorëve janë ndërprerjet në zinxhirin e furnizimit. Për shkak të mungesës së motorëve, VW tashmë ka njoftuar pezullimin e prodhimit në fabrikën në Zwickau, e cila prodhon vetëm makina elektrike. Volkswagen Group ka shtyrë së fundmi vendimin për një fabrikë të katërt të qelizave të baterive duke përmendur kërkesën më të ulët se sa pritej për automjete elektrike në Evropë. CEO, Oliver Blume me anë të një deklarate tha se:

Bazuar në kushtet e tregut, duke përfshirë rritjen e ngadaltë të tregut BEV në Evropë, për momentin nuk ka asnjë arsye biznesi për të vendosur për lokacione të tjera.

Kompania tha në fillim të këtij viti se nuk ishte me nxitim për të marrë një vendim. Volkswagen është zotuar të prodhojë vetëm automjete elektrike nga viti 2033 për tregun evropian. Ndoshta kjo është arsyeja pse kjo markë, për të cilën mund të themi se është një nga më të njohurat në Kontinentin e Vjetër, ngadalë por me siguri po largohet prej tregut. Siç shkruan revista e specializuar Autocar, VW do të ndalojë prodhimin e modelit të saj të vogël, VW up.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE