Takim me Berishën, Meta: Mirëpriti propozimin për kryetar të Këshillit Bashkiak Tiranë!

vovalbania October 26, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Takim me Berishën, Meta: Mirëpriti propozimin për kryetar të Këshillit Bashkiak Tiranë!

Sot pas një takimi me kreun demokrat, Sali Berisha, Ilir Meta bëri të ditur se i propozoi një kandidat për kryetarin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, por nuk dha emrin. Në një prononcim për gazetarët, në përfundim të këtij takimi, u shpreh se nuk pati asnjë diskutim për emrin që do të jetë në Tiranë e kudo tjetër për arsye se “ky është një proces që i takon primares”. Por, Berishës i propozoi një emër për kryetarin e Këshillit Bashkiak Tiranës që siç tha, “e priti me kënaqësi”. Kryetari i Partisë së Lirisë theksoi se janë në sinkron sa i takon zgjedhjeve lokale të vitit të ardhshëm. Në disa zona, edhe Partia e Lirisë do të fusë kandidatët e saj në primare.

Partia e Lirisë respekton primaret, është një risi e jashtëzakonshme! Kemi kërkuar që sa më shpejt të realizohet ky proces. Ne si Parti e Lirisë kemi kandidatë që premtojnë, do t’i përfshijmë në primare të përbashkëta me Partinë Demokratike dhe të tjera forca politike të opozitës.

Kandidatët të respektojnë njëri-tjetrin, përndryshe ata që nuk respektojnë, të përjashtohen nga gara! Nuk kam pasur asnjë diskutim për emrin e kandidatëve për Tiranën dhe kudo tjetër për arsye se ky është një proces që i takon primareve e do të respektojmë çdo emër që del nga primaret. Por, i kam propozuar një emër Berishës për kryetar të parlamentit të Tiranës, të cilin ai e priti me kënaqësi.

Kreu i PL-së, Ilir Meta vuri në dukje se Këshilli Bashkiak i Tiranës do të dëgjojë qytetarët.

Parlamenti i ardhshëm i Tiranës do të jetë institucioni më i rëndësishëm. Çdo ditë të hënë do të ketë këshill bashkiak për të dëgjuar qytetarët. Emri është një superpolitikan. Nënë Liza nuk do rrijë më në rrugë e keqtrajtuar nga Policia Bashkiake, por do flasë aty, në Parlamentin e Tiranës. Do ta shikoni forcën e  qytetarëve të Tiranës shumë shpejt!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48643 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE