Edona James qan gjatë spektaklit teksa flet për prishjen e raporteve me Albyn

vovalbania December 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Edona James qan gjatë spektaklit teksa flet për prishjen e raporteve me Albyn

Edona James dhe Alby the Goat duket se kanë prishur raportet me njëra-tjetrën.

Kjo është shfaqur në një klip që u transmetua gjatë spektaklit të natës së sotme (e hënë).

Ato kanë pasur zënka të mëdha me njëra-tjetrën, edhe pse në fillim ishin shoqe shumë të mira.

Derisa raporti i tyre u komentua edhe në Prime, transgjinorja nga Suhareka u prek në momentin që po fliste për aktoren.

Biondja filloi të qante duke thënë se Albyn e ka konsideruar që nga fillimi shoqe.

Zeshkania në anën tjetër theksoi se nuk ka ndonjë hatër-mbetje ndaj Edonës dhe se vazhdon të ketë raport të mirë me të.

Marrëdhënia e tyre duket se u prish pas lidhjes së Lumbardhit me Kaderin, meqë Alby qëndronte gjatë gjithë kohës me ta.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE