Ish-futbollisti Zinedine Zidane nderohet me statujë prej dylli!

vovalbania October 27, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ish-futbollisti Zinedine Zidane nderohet me statujë prej dylli!

Zinedine Zidane, një nga ish-futbollistët më të njohur në botë, ishte i pranishëm në prezantimin e statujës së tij prej dylli në muzeun Grevë të Parisit. Ky muze është ekuaivalenti i atij të “Madame Tuso” në Londër. Zidan, i veshur klas, shoqërohej nga gruaja e tij Veronika dhe prindërit Smail dhe Malika Zidane.

Ndërsa qëndronte pranë statujës të tij prej dylli, ai nuk e fshehu buzëqeshjen. 50 vjeçari, udhëhoqi Francën në fitimin e Kupës së Botës për herë të parë në vitin 1998, ku shënoi edhe dy gola në finalen kundër Brazilit. Më pas fitoi Kampionatin Evropian në vitin 2000. Ai gjithashtu ishte frymëzuesi i një ekipi me një mesatare moshe të lartë në finalen e Kupës së Botës 2006, por e la ndeshjen në turp sepse u ndëshkua me karton të kuq për goditjen me kokë të lojtarit të Italisë Marko Materaci.

Përplasja ndodhi se mbrojtësi kishte fyer francezin nga familja. Në fund, “të kaltrit” e fituan finalen me penallti. Zidane gjithashtu fitoi Ligën e Kampionëve në 2002 me Real Madridin. Ai u ul në stolin e “Galaktikëve” në vazhdim, duke e udhëhequr në fitimin e tre titujve të Champions League. Francezi u largua në fund të sezonit 2020-2021.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49365 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE