Presidenti Zelensky: Rusia ndjek taktika “të çmendura”!

vovalbania October 27, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Presidenti Zelensky: Rusia ndjek taktika “të çmendura”!

Në Ukrainë, forcat ruse nisën sulme të reja në Kiev e në Zaporizhja, ndërsa forcat ruse zmbrapsën ato në dy qytete në rajonin lindor të Donbasit. Guvernatori rajonal i Kievit, Oleksiy Kuleba, shkroi në Telegram se “ekipet e shpëtimit janë në vendin ku ndodhi sulmi ajror në kryeqytet”, por nuk tregoi lokacionin.

Gjatë natës, rusët terrorizuan rajonin e Kievit. Kemi pasur sulme në një prej komuniteteve të rajonit. Ekipet e shpëtimit dhe të gjitha shërbimet e emergjencës janë në vendin e ngjarjes. Përpjekjet për shuarjen e zjarrit dhe pasojat e sulmit ende po vazhdojnë.

Në Zaporizhja, rusët përdorën raketa të llojit Smerch për të shënjestruar qytetin gjatë natës.

Natën, armiku sulmoi në periferi të rajonit. Sipas informacioneve paraprake, ishin tre predha të sistemit raketahedhës Smerch, nuk ka viktima. U shkatërrua infrastruktura dhe për shkak të sulmeve, shpërtheu zjarr.

Pjesë të rajonit të Zaporizhjës që gjendet në juglindje të Ukrainës, janë nën pushtimin rus, por kryeqyteti rajonal ende vijon nën kontrollin ukrainas. Zaporizhja është një prej katër rajoneve pjesërisht të pushtuara nga Rusia e që Moska pretendon se i ka aneksuar, pas mbajtjes së referendumeve të rreme, të dënuara nga Ukraina dhe aleatët perëndimorë.

Ndërkaq, në rajonin lindor të Donbasit, forcat ukrainase po zmbrapsin sulmet ruse në afërsi të qyteteve Avdijavka e Bahmut ku po zhvillohen luftime të ashpra.

Presidenti Zelensky akuzoi komandantët rusë për “çmenduri” në përpjekjet e tyre për të marrin kontrollin e qyteteve.

Çmenduria e komandantëve rusë është më e dukshme këtu. Ditë pas dite, për muaj të tërë, ata kanë shtyrë njerëzit drejt vdekjes, duke përqendruar sulmet e artilerisë.

Forcat ruse po vazhdojnë përpjekjet për të marrë Bahmutin, që gjendet në rrugën kryesore që çon drejt Sllovjanskut e Kramatorskut. Inteligjenca britanike vlerëson se “Moska po tenton ta marrë Bahmutin pasi e sheh si parakusht për përparimin drejt këtyre dy qyteteve”.

Autoritetet ukrainase nuk dhanë informacione të reja lidhur me situatën në rajonin jugor të Khersonit, skenë luftimesh kohëve të fundit.

Në përgjithësi, ne po forcojmë pozicionet tona në të gjitha frontet, duke ulur aftësitë e pushtuesve, dëmtuar logjistikën e tyre dhe duke u bërë gati për lajme të mira për Ukrainën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49833 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE