Rama: Udhëtimet e mia të punës, 4 herë më pak se “non grata”!

vovalbania October 28, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Rama: Udhëtimet e mia të punës, 4 herë më pak se “non grata”!

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se udhëtimet e tij të punës u kushtojnë taksapaguesve shqiptarë 4 herë më pak se udhëtimet e Sali Berishës, kur ishte kryeministër. Në një takim nga Bulqiza, Rama iu përgjigj akuzave të opozitës mbi shpenzimet e udhëtimeve të tij të punës.

Unë si kryeministër i kushtoj taksapaguesve shqiptarë që ‘hiena nongrata’ u qan hallin, po të krahasojmë vit më vit 2021 me 2010, i kushtoj 4 herë më pak kosto udhëtimi. Për një udhëtim të hienës kostoja ishte 2.5 milion lekë të vjetra, për mua është 650 mijë lekë. Kjo është e vërteta dhe janë shifrat, faturat, të gjitha, jo me muhabete. Ndërkohë që atë ‘taksinë’ time, që nuk është e imja është në shërbim, pasi vijnë gazetarë dhe nuk paguajnë asnjë gjë, sikundër janë edhe delegacionet. Duke pasur delegacione më të vogla, duke mos marrë bodyguard me vete jashtë shtetit, se ai kishte hall se do ta sulmonin gjithë sorkadhet atje, duke mos ndenjur aty ku mund të kthehesh brenda ditës në hotele që kushtojnë. Kjo është kostoja, shumë e thjeshtë.

Eshtë e vërtetë se qysh prej vitit 2020 kur morëm presidencën e OSBE-së kemi bërë një marrëveshje me “Air Albania”-n për interesin e “Air Albania”-s në promocion, për të pasur një avion për udhëtimet e punës”.

Të gjitha udhëtimet private i bëj me shpenzimet e mia. Marrëveshja është ripërtërirë, ndryshuar. Që ta dijë hiena që është non grata, se hiena kur bëhet non grata është llahtar fare apo hienë spiun, më keq akoma. Pastaj janë edhe ca hiena të tjera që kuisin në ekrane e portale gjithë ditën e natën, i bëjnë llogaritë me çarterat që marrin vetë, por janë gjëra që sidoqoftë do të sqarohen të gjitha. Në fund triumfon e vërteta, por do hash dynjanë, se e ke rrugën mbushur me hiena.

Duhet të shkojnë në prokurori dhe të përgjigjen për milionat që u kanë marrë shqiptarëve se nuk paguajnë taksat që duhet të paguanin. Shteti e ka bërë punën e vet, i ka çuar në prokurori, prokuroria nuk i prek, siç nuk prek të gjithë të mëdhenjtë e ekraneve apo të tjerë. I çon atje shteti, Tatimet, Doganat dhe atje thjesht rritet pazari i prokurorëve të rrethit Tiranë. Këto janë. Në fund të ditës mund të thonë këta miliona, miliarda, ‘taksia që fluturon’, por në fund fare janë shifra, se ka fatura të paguara, pavarësisht se ne kemi këtë shërbim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48929 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE