Portugali, Papa takohet me viktimat e abuzimit seksual nga klerikët katolikë!

vovalbania August 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Portugali, Papa takohet me viktimat e abuzimit seksual nga klerikët katolikë!

Në kuadër të një vizite pesëditore në Portugali, Papa Françesku pati një takim privat me viktimat e abuzimit seksual nga klerikë katolikë. Një raport i vitit të kaluar tregoi se mbi 4 mijë e 800 fëmijë janë abuzuar në Portugali dhe se “sistematikisht”, kisha ka tentuar të fshehë rastet. Mbrëmë në një meshë në Lisbonë, Ati i Shenjtë tha se kisha duhet ta dëgjojë “vajin e viktimave”.

Papa vuri në dukje se skandali i drejton për nga “pastrimi i vazhdueshëm”, dhe pranoi se rritja e zemërimit ka kontribuuar në shkëputje më të madhe të praktikimit të fesë. Konfirmohet se në takimin e zhvilluar në selinë e misionit diplomatik të Selisë së Shenjtë në Portugali, morën pjesë 13 viktima të abuzimit.

Në muajin shkurt të këtij viti, një komision i pavarur i krijuar nga Kisha Katolike në Portugali vendosi që të publikojë raportin, i cili rrëfen për përvojat e 564 personave që kanë thënë se janë abuzuar nga priftërinjtë apo të tjerë zyrtarë të Kishës Katolike në vendin e tyre.

Ky komision, i ngjashëm me ato të auditimit që ekzistojnë në të tjera vende të Europës, si dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka analizuar rastet që datojnë prej vitit 1950. Në shumë prej këtyre rasteve, dëshmitarët kanë folur edhe për të mitur të tjerë të abuzuar, duke e çuar në mijëra shifrën totale.

Ndërsa prezantoi përfundimet, psikiatri i fëmijëve, Pedro Strecht, vuri në dukje se vlerësimi përfaqëson “minimumin absolut” të rasteve dhe se shifrat janë vetëm “maja e ajsbergut”. Nuk ka dyshime se në realitet janë të shumtë ata që kanë vuajtur.

Në prag të vizitës në Portugali, Papa Françesku i bëri thirrje Europës që të veprojë si “urë dhe paqebërëse”, që t’i jepet fund luftës në Ukrainë. Ati i Shenjtë u prit me nderime ushtarake në Lisbonë, ku 1 milion pelegrinë nga e mbarë bota pritet të marrin pjesë në ngjarjet për të shënuar Ditën Botërore të Rinisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE