Shtrimet në spitale rriten 5%!

vovalbania October 28, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Shtrimet në spitale rriten 5%!

Rritet sërish numri i të shtruarve në spitale. Sipas raportit të monitorimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në periudhën janar-gusht, rritja është 5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Më e lartë te kardiokirurgjia, me 28% po krahasuar me vjet, ndërsa numri i pacientëve të trajtuar për perden e syrit u rrit me 35%.

Për “Monitor”, mjeku Ilir Allkja tha se pas pandemisë, komplikacionet në zemër nuk mungojnë as tek ata njerëz që e kanë kaluar COVID-it me shenja të lehta ose pa shenja.

COVID-19 ishte plot surpriza që në fillimet e veta, pasi shkaktoi probleme të lehta në afat të shkurtër për disa njerëz, ndërsa për disa të tjerë  dëme serioze afatgjata e deri tek komplikacionet tragjike. Në muajt e parë të pandemisë në Tiranë janë regjistruar shumë raste me infarkt miokardi tek të sëmurët post-COVID 19.  Më së shumti, kjo ndodhte pasi edhe nuk kujdeseshin për faktorët e koagulimit të gjakut.

Ne akoma nuk dimë me saktësi se çfarë komplikacionesh do të ndodhin më tej në të ardhmen. Studime në mbarë botën po zbulojnë probleme të zemrës dhe trurit deri në dy vite pas infektimit, edhe te njerëzit që kishin simptoma të lehta. Efektet afatgjata mund të përfshijnë një mori simptomash pulmonare, kardiovaskulare, të sistemit nervor, të shëndetit mendor, etj.

Hulumtimet sugjerojnë se rreth 10% deri në 20% të pacientëve  të prekur nga COVID-19 përjetojnë probleme afatmesme ose afatgjata. Në rutinën time,  kam vizituar plot pacientë me shqetësime zemre, të cilët para se të kalonin infeksionin  e COVID-19, nuk kanë pasur kurrfarë shqetësimi.

Në artikuj  të ndryshëm në Evropë e SHBA, shkruhet se rreth 48 deri 52% janë të riskuar për goditje në zemër, në vitin e parë tek  të mbijetuarit që kanë kaluar infeksionin e  COVID-it me simptoma të mesme apo të rënda.

Shtrimet në psikiatri për janar-gusht 2022 janë 11% më shumë se 8-mujori i vitit të kaluar. Mjekët psikiatër të shërbimit parësor kanë pranuar se pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, pacientët me shenja ankthi e paniku janë shtuar në vend. Më shfaqjen e pandemisë, numri i pacientëve që vuajnë nga ankthi është në rritje. Për këtë vit, rritje shënoi edhe numri i kontrolleve për kancerin e gjirit, 52% më shumë se vjet dhe depistimet për kancerin në qafën e mitrës janë 6% më të larta se vjet.  6% më shumë se vjet është edhe numri i pacienteve të trajtuar me radioterapi./Monitor

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48873 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE