Sabiani habit me qëndrimin ndaj Ilirit: Ja përse nuk vajta në dasmën e tij

vovalbania October 29, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sabiani habit me qëndrimin ndaj Ilirit: Ja përse nuk vajta në dasmën e tij

Tiranë- Historia e marrdhënieve mes dy banorëve të Big Brother VIP, Ilir Shaqirit dhe Sabianit, ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave. Veçanërisht pasi ‘vëllezërit’ e prishën miqësinë. Sabiani nuk ishte as në dasmën e Ilirit.

Këngëtari tregoi se Iliri nuk do të vijë në dasmën e tij sepse nuk do të bëjë, për këtë arsye atij nuk do t’i ngelet hatri.

Ndërsa shtoi se dera e tij është gjithmonë e hapur për balerinin Ilir Shaqiri.

“Asgjë s’ka ndodhur me Ilirin. Nuk kam ndërmend të martohem kështu që e di që Iliri s’do vijë në dasmën time. Kështu që s’ka për t’i ngelur qejfi kurrë. Po në ndonjë festë tjetër do t’i shkoj nëse më fton. Un gjithmonë e dua Ilirin pavarësisht se çfarë ka ndodhur. Unë kurrë nuk do ta bëja kundër. Gjithmonë e ka pasur telefonin tim. Në Shqipëri më ka pasur”, tha Sabjani.

“Unë e di që Iliri do të vijë të më takojë. Dera është e hapur dhe gjithmonë do të jemi bashkë”, shtoi më tej këngëtari.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48782 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE