Çështja e grurit, NATO i kërkon Rusisë t’i kthehet marrëveshjes!

vovalbania October 30, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çështja e grurit, NATO i kërkon Rusisë t’i kthehet marrëveshjes!

NATO-ja i kërkoi Moskës të dielën të rinovojë urgjentisht një marrëveshje të ndërmjetësuar nga OKB-ja, e cila i lejonte Ukrainës të vazhdonte eksportin e grurit përmes Detit të Zi në mes të një krize globale ushqimore.

 “Presidenti rus (Vladimir) Putin duhet të ndalojë përdorimin e ushqimit si armë dhe duhet t’i japë fund luftës së tij të paligjshme kundër Ukrainës,” tha zëdhënësja e NATO-s.

“Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të rishqyrtojë vendimin e saj dhe të rinovojë urgjentisht marrëveshjen, duke mundësuar kështu që ushqimi të arrijë tek ata që kanë më shumë nevojë”, shtoi Oana Lungescu.

Të gjithë aleatët e NATO-s e mirëpritën marrëveshjen e arritur me ndihmën e Turqisë.

“Eksportet kanë kontribuar në uljen e çmimeve të ushqimeve në mbarë botën,” tha Lungesku.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49421 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE