Protestat në Iran, OKB e shqetësuar për vdekjet e raportuara!

vovalbania October 30, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Protestat në Iran, OKB e shqetësuar për vdekjet e raportuara!

Kombet e Bashkuara kanë shprehur “shqetësim në rritje” në lidhje me vdekjet e raportuara në protestat anti-qeveritare në Iran.

“Ne dënojmë të gjitha incidentet që kanë rezultuar me vdekje ose lëndime serioze të protestuesve dhe përsërisim se forcat e sigurisë duhet të shmangin çdo përdorim të panevojshëm ose joproporcional të forcës kundër protestuesve paqësor”, tha zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric në Nju Jork.

Kombet e Bashkuara i kërkuan qeverisë iraniane në Teheran që të respektojë të drejtat e njeriut, duke vënë në dukje se kriza mund dhe duhet të vihet nën kontroll përmes dialogut.

Protestat mbarëkombëtare janë shtrirë në të gjithë Iranin, në mbi 125 qytete. Të paktën 270 njerëz janë vrarë dhe rreth 14 mijë protestues janë arrestuar, sipas grupit të aktivistëve të të drejtave të njeriut në Iran.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48831 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE