Me pranga dhe i rrethuar nga policë, momenti i dorëzimit të përdhunuesit shqiptar tek autoritetet greke

vovalbania November 01, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Me pranga dhe i rrethuar nga policë, momenti i dorëzimit të përdhunuesit shqiptar tek autoritetet greke

Shqiptari i akuzuar nga Greqia për përdhunim i është dorëzuar policisë greke në kufirin e Kakavijës. Me pranga në duar dhe i rrethuar nga policët është parë në momentin e dorëzimit 45-vjeçari Spartak Dyrmishi.

Policia e ShtetitAngazhimi maksimal i strukturave të Policisë së Shtetit, reagimi profesional dhe në kohë, çuan në kapjen dhe dorëzimin vullnetar te Policia greke, të 45-vjeçarit nga Vlora, i kërkuar në Greqi, për përdhunim. Policia e Shtetit, menjëherë pas shkëmbimit të informacioneve me homologët grekë, për një shtetas shqiptar që kishte përdhunuar një shtetase dhe kishte tentuar të përdhunonte një shtetase tjetër, organizoi strukturat operacionale për të ushtruar kontrolle të imtësishme në territorin ku dyshohej se fshihej 45-vjeçari. Pas kërkimeve të pandërprera, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, strukturat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë bënë të mundur kapjen e shtetasit Spartak Dyrmishi, 45 vjeç, banues në Vlorë. Duke qenë se ky shtetas ka shprehur dëshirën e tij për t’u dorëzuar te Policia greke, në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia shqiptare e ka dorëzuar atë në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije. Gjatë një komunikimi në mesnatë, mes Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë greke Gjeneral Lieutenant Konstantinos Skoumas u vlerësua bashkëpunimi dhe reagimi mjaft profesional i Policisë shqiptare. Drejtori i Policisë greke, Konstantinos Skoumas e ka falënderuar Drejtorin e Policisë shqiptare, për angazhimin dhe komunikimet e vazhdueshme të realizuara këto ditë, për reagimin e menjëhershëm dhe veprimet profesionale të Policisë shqiptare, të cilat ndikojnë në rritjen akoma më shumë të besueshmërisë nga homologët, forcimin e bashkëpunimit mes palëve, si dhe në rritjen e imazhit të Policisë shqiptare, ndërkombëtarisht.

Posted by Policia e Shtetit on Tuesday, November 1, 2022

 

Është vërtetuar se shqiptari është autor i dy përdhunimeve, nga tre që akuzohej. Këtë fakt e zbuloi ADN-ja e kryer nga rrobat e viktimave.

Arrestimi i Dyrmishit u bë e mundur gjatë natës, ndërsa ishte larguar drejt Shqipërisë më 27 tetor të këtij viti.

Autoritetet shqiptare e kanë identifikuar 45-vjeçarin nga shenja e gishtit të celularit dhe pasi e kanë arrestuar, në orën 2 të mëngjesit të sotëm ia kanë dorëzuar efektivëve të policisë greke.

Sipas informacioneve që publikohen në shtypin grek, ministri grek Takis Theodorikakos ka biseduar tri herë me homologun e tij shqiptar ditën e djeshme, duke kërkuar që të intensifikohen procedurat për gjetjen dhe dorëzimin e 45-vjeçarit tek autoritetet greke.

45-vjeçari kishte probleme me alkoolin, ndërsa ishte ndarë para pak kohësh nga bashkëshortja dhe është baba i dy fëmijëve të vegjël, vajzë dhe djalë.

Rasti i fundit i përdhunimit ishte një javë më parë ku sipas denoncimit të njërës prej viktimave, shtetasi shqiptar tashmë i identifikuar e përdhunoi në stacionin e tramvajit në lagjen “Faliro” në një prej zonave më turistike të kryeqytetit, ndërsa vetëm një ditë më pas, i njëjti person tentoi të përdhunonte një tjetër, e cila pasi mundi të gjejë një lokal dhe të ndalojë makinën, u largua me vrap duke kërkuar ndihmë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE