Naser Berisha komenton trendin e artistëve të rinj për të ripërpunuar këngët e vjetra!

vovalbania February 02, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Naser Berisha komenton trendin e artistëve të rinj për të ripërpunuar këngët e vjetra!

Naser Berisha është një artist që prej dekadash ka sjellë tek publiku projekte të shkëlqyera. Ai ka qenë i ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike nga Gjermani për emisionin “Lancio” ku na ka rrëfyer më shumë për karrierën e tij por edhe për projektet e reja që do të sjellë së shpejti…

Si fillim, si e sheh Naser veten si artist në raport me kohën?

Unë jam i vetëdijshëm që muzika pop & rock që po e kultivoj prej vitesh, tani është pak në rënie. Por gjithsesi unë kam një bazë fansash që më kanë përcjellë gjatë gjithë karrierës dhe mezi presin që të publikoj këngë. Prej një periudhe 5-vjeçare isha distancuar nga muzika për shkak të disa problemeve të mia shëndetësore dhe ky zhaner nga viti 2008 deri në 2011 ishte paksa i dobët. Por tani ka filluar një lloj nostalgjie për muzikën e vjetër dhe ka kërkesa të mëdha për muzikën time, sidomos në kohën kur jam në Kosovë dhe në Shqipëri që të këndoj edhe live.

Si e sheh ai trendin në rritje ku artistët e rinj janë duke ripërpunuar këngët e vjetra?

E kam parë si diçka shumë të mirë sepse diku nga viti 2018 filluan të përsëriteshin, njësoj si puna e modës që pas çdo dy dekadash kthehet sërish. E njëjta gjë ndodhi dhe me muzikën. Dhe tek këngët e mia përshembull Nushi e ka ripërpunuar këngën time “A më kujton” dhe ka me milliona klikime. Po ashtu dhe Bardhi ka përpunuar këngën time “Do të doja”. Edhe unë ‘ia kam parë hajrin’ sepse gjeratatat e reja janë rikthyer duke dëgjuar origjinalin. Ka qenë dhe ky një lloj motivimi. Ka pasur shumë kërkesa për t’i risjellë këto dy këngë të mia, por më duhej të zgjidhja se kush do t’i ripërpunonte.

A e synon artisti tregun muzikor gjerman?

Unë jetoj që kur isha i ri këtu në Gjermani dhe këtu krijova familjen time. E gjithë karriera ime është bërë në Gjermani, publikoja këngë, videoklipe, albume. Shkoja në Kosovë për të bërë koncerte dhe kthehesha prapë në Gjermani. Ma kanë sugjeruar shumë shokë, por nuk e kam theksin gjerman dhe mendoj se nuk më rri mirë në pop & rock.

Cili artist mendon Naser se është një përfaqësues i denjë i kësaj gjenerate?

Në zhanrin rock është Eugent Bushpepa, që më pëlqen shumë.

A kemi projekte të reja që do të sjellë së shpejti?

Për momentin jam duke punuar mbi një këngë që do të publikohet së shpejti. Do të jem në Kosovë në muajin mars dhe besoj se do ta publikoj dhe klipin dhe këngën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48923 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE