Të gjitha vështirësitë që ka kaluar muajt e fundit aktori Michael J. Fox i përmbledh kështu…

vovalbania November 01, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Të gjitha vështirësitë që ka kaluar muajt e fundit aktori Michael J. Fox i përmbledh kështu…

Aktori Michael J. Fox ka kaluar një vit të mundimshëm duke përfshirë një krah dhe bërryl të thyer, si dhe iu nënshtrua një operacioni në shpatullën e tij. Ylli i “Back To The Future”, i cili jeton me sëmundjen e Parkinsonit, ka zbuluar se 12 muajt e fundit kanë qenë të vështirë pasi theu dorën duke pësuar shumë thyerje dhe fraktura.

Unë theva dorën, shpatullën, pastaj theva bërrylin tim. Unë jam 61 vjeç dhe jam duke e ndjerë pak më shumë.

Aktori vazhdoi të konfirmojë se më në fund po ndihet më mirë pasi shumica e lëndimeve të tij janë shëruar, por ai po bën gjithçka që mundet për të shmangur çdo rënie të mëtejshme.

Po kaloj atje ku plagët e mia të fundit po shërohen; krahu im po ndihet mirë. Jeta është interesante. I gjithë misioni është: Mos u rrëzoni!

Rikujtojmë, se së fundmi yjet e filmit “Back to the Future”, Michael J. Fox dhe Christopher Lloyd, janë takuar në festivalin ‘Comic Con’ në New York. Edhe 37 vite pasi u publikua trilogjia fantastiko-shkencore e regjisorit Robert Zemeckis, aktorët morën pjesë në një nga panelet, duke folur për miqësinë e tyre, karrierën dhe xhirimet e sagës ikonike.

Kujtojmë se në moshën 29-vjeçare, kur karriera profesionale e Michale ishte në kulmin e saj, ai u diagnostikua me sëmundjen e Parkinsonit. Pavarësisht vështirësisë për të ecur dhe për të qëndruar në këmbë, aktori në fund përqafoi kolegun e tij dhe publiku e përshëndeti atë moment emocionues duke u ngritur në këmbë. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49330 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE