Vdes në mënyrë misterioze vajza e një prej koleksionistëve më të mëdhenj të artit në Brazil!

vovalbania September 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vdes në mënyrë misterioze vajza e një prej koleksionistëve më të mëdhenj të artit në Brazil!

Një 49 vjeçare braziliane ka humbur jetën në mënyrë misterioze. Mediat e huaja shkruajnë se mbetet mister vdekja e Sabine Boghici, e cila humbi jetën pasi ra nga ballkoni i një banese në katin e pestë. Ajo u dërgua me urgjencë në spital, por për shkak të plagëve nuk ka arritur që të mbijetojë.

Sabine Boghici ishte një aktore, modele dhe trashëgimtare braziliane. Ajo ishte vajza e një prej koleksionistëve më të mëdhenj të artit në Brazil, të ndjerit Jean Boghici. Ai zotëronte një nga koleksionet më të rëndësishme braziliane të shekullit të 20-të dhe ndërroi jetë në vitin 2015 në moshën 87-vjeçare.

Ndërkaq një vit më parë Sabine u akuzua se i kishte vjedhur nënës së saj një shumë prej 148 milionë dollarë në para, art dhe bizhuteri. Hetuesit e Policisë Civile të Rio de Janeiro thanë se Sabine komplotoi kundër nënës së saj në vitin 2020 dhe punësoi një grua që iu afrua nënës së saj dhe i tha asaj se një anëtar i familjes ishte në prag të vdekjes.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49965 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE