Banka e Shqipërisë rrit me 0.5% normën e interesit të lekut, rritja e pestë për këtë vit!

vovalbania November 02, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Banka e Shqipërisë rrit me 0.5% normën e interesit të lekut, rritja e pestë për këtë vit!

Banka e Shqipërisë rrit me 0.5% normën e interesit të lekut, duke e dërguar në nivelin 2.75%.

Kjo është rritja e pestë për këtë vit.

Vendimi u morr këtë të mërkurë në mbledhjen e radhës së Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, ndikuar nga niveli i lartë dhe ende në rritje i inflacionit.

Më 2 nëntor 2022, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Politikës Monetare. Pasi diskutoi mbi zhvillimet ekonomike e monetare në vend dhe mbi ecurinë e pritur të tyre, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi:

-të rrisë normën bazë të interesit në nivelin 2.75% nga 2.25%
-të rrisë normën e interesit të depozitës njëditore në Bankën e Shqipërisë në nivelin 1.75% nga 1.25%
-të rrisë normën e interesit të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë në nivelin 3.75% nga 3.25%.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49414 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE