Aeroplani i parë supersonik në botë gati për testim!

vovalbania August 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aeroplani i parë supersonik në botë gati për testim!

Boom Supersonic është duke zhvilluar XB-1, aeroplanin e parë supersonik në botë i zhvilluar në mënyrë të pavarur dhe është gati për testim. Aeroplani i ri do të mbështesë gjeneratën e ardhshme të teknologjisë së aviacionit për të mundësuar udhëtime të qëndrueshme supersonike. XB-1 ka specifika mbresëlënëse. Aeroplani është zhvilluar kryesisht në Contennial të Colorado, por më herët këtë vit është transferuar në bazën Mojave në shkretëtirën Mojave të Kalifornisë, nga ku po kryhen teste të detajuara përfshirë lëvizje në pistë.

Së fundmi, administrata federale e aviacionit amerikane ka kryer testime të detajuara të aeroplanit me qëllim që Boom Supersonic të fitojë certifikatën. Piloti kryesor i testimeve Bill Shoemaker si dhe kolegu i tij Tristan Brandenburg do të kryejnë testin e parë fluturues të XB-1 mbi shkretëtirën Mojave.

Lokacioni ka rëndësi të veçantë, pasi bëhet fjalë për një hapësirë ajrore në të cilën kapiteni Charles Yager ka arritur të arrijë shpejtësinë e zërit me aeroplanin Bell X-1. Siguria është më e rëndësishmja për Boom Supersonic dhe pilotët e kësaj kompanie deri më tani kanë kryer qindra orë trajnim para se të fillonin fluturimet historike. Avioni do të transportojë 65 deri në 80 pasagjerë duke lëvizur me shpejtësi prej 1.7 Mach. Kompanitë American Airlines, United Airlines dhe Japan Airlines tashmë kanë porositur 130 të tilla.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50652 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE