Makina që vidhet më së shpeshti në SHBA…

vovalbania October 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Makina që vidhet më së shpeshti në SHBA…

Dodge Charger SRT Hellcat është makina më e vjedhur në Shtetet e Bashkuara, sipas një raporti të ri që zbuloi se makina ka 60 herë më shumë gjasa të vidhet se çdo automjet tjetër në rrugë. Një organizatë kërkimore jofitimprurëse amerikane zbuloi se kishte 6,128 pretendime për vjedhje të Dodge Charger SRT Hellcat nga viti 2020 deri në fund të 2022.

“Këto shifra janë të pabesueshme”,-tha në një deklaratë për media zëvendëspresidenti i lartë i HLDI, Matt Moore, duke iu referuar shkallës alarmante të vjedhjes së modelit Charger SRT Hellcat në SHBA. Ndërsa Charger SRT Hellcat qëndron në vendin e parë me një diferencë të madhe, vendi i dytë i përket variantit Dodge Charger HEMI i pajisur me motorin V8 të supercharger për të cilin u raportuan 2,197 pretendime për vjedhje gjatë të njëjtës periudhë.

Sipas raportit amerikan, makinat lektrike vidhen më rrallë dhe organizata jofitimprurëse e kërkimit spekulon se kjo mund të jetë pjesërisht për shkak të lënies së tyre në parkingje të ndriçuara mirë dhe zonave relativisht të sigurta për karikim  dhe lidhjes së vazhdueshme të tyre me WI-FI gjë që e bën më të lehtë identifikimin e tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49636 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE