Shqipëria mbetet nën ndikimin e masave ajrore afrikane, temperatura deri në 40 gradë!

vovalbania August 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shqipëria mbetet nën ndikimin e masave ajrore afrikane, temperatura deri në 40 gradë!

Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore afrikane duke bërë që moti i kthjellët dhe i nxehtë të jetë dominant gjatë orëve të paradites. Pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira të lehta në të gjithë zonën malore duke lënë zonat e ulëta dhe të gjithë vijën bregdetare nën dominimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta.

Gjatë natës pritet që vranësirat të shtrihen në një pjesë të mirë të territorit, por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 40°C. Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në  35 km/h nga drejtimi verior –  veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Republika e Kosovës parashikohet të mbetet nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku kthjellimet do të jenë dominuese në një pjesë të mirë të vendit dhe nën ndikimin e temperaturave të larta për gjatë gjithë 24-orëshit. Kjo situatë sinoptike dhe termike vjen si pasojë e valës së nxehtë që ka përfshirë territorin, ku parashikohet që temperaturat më të larta të rregjistrohen në zonat Jugperëndimore dhe Jugore të Kosovës deri në 35 gradë C.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48729 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE