Dy dridhje toke brenda 50 sekondave, pas stuhisë, tërmeti godet Shqipërinë

vovalbania November 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dy dridhje toke brenda 50 sekondave, pas stuhisë, tërmeti godet Shqipërinë

Pas stuhisë së të premtes dhe të shtunës Shqipëria sot është lëkundur nga tërmeti.

Dy lëkundje sizmike, sipas Institutit të Gjeoshkencave me magnitudë 4.1 dhe 3.8 ballë janë regjistruar ditën e sotme në orën 14:50:07 dhe 14:50:46 me epiqendër në Elbasan. Konkretisht epiqendra ka qenë në Bradashesh.

Goditja kryesore dhe pasgoditja ka qenë aq e fortë sa është ndjerë jo vetëm në Elbasan, por edhe në Tiranë dhe qytetet përreth. Thellësia ka qenë 5 dhe 15 KM për këtë arsye lëkundja është ndjerë shumë.

Qytetarët që e kanë ndjerë lëkundjen kanë dalë në rrugë nga frika. Paraprakisht nuk raportohet për dëme apo të lënduar nga lëkundja sizmike.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49319 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE