Beniada flet për marrëdhënien me Einxhel: Gjërat duhet të diskutohen mes nesh jo në media

vovalbania November 03, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Beniada flet për marrëdhënien me Einxhel: Gjërat duhet të diskutohen mes nesh jo në media

Ish-banorja e BBV Beniada Nishani e pranishme ditën e sotme në Wake Up, ka komentuar ndër të tjera edhe për marrëdhënien me moderatoren Einxhel Shkira.

Ajo tha se është përpjekur disa herë të ketë kontakte me Einxhelin por nuk ka marrë përgjigje nga ajo, megjithatë Beniada tha se e mira sipas saj është të mos flitet nëpër media për njëra-tjetrën por të ulen e të bisedojnë.

Beniada tha se sot do I shkruajë një mesazh dhe se shpreson të kenë një bisedë mes tyre për të sqaruar gjërat.

“Nuk mund të përfshij persona të tjerë, e kam kërkuar e I kam dërguar mesazh, jam kujdesur gjithmonë në intervista me fjalët që flas e të mos lëndoj asnjë njëri. E bukura është që personat të flasin e jo të flasin me të tjerët për mua por me mua. Mund të kem bërë gabime por kur më kanë pyetur për Einxhel kam qenë shumë e kujdesshme sepse gjërat duhet ti zgjidhim bashkë jo nëpër studio. Nuk e kam uruar se kam parë që kishte një ftohje nga ana tjetër. Sot do i çoj një mesazh se është munduar të flasë nëpër kanale të ndryshme, po ta shoh do të jem e para që do e përqafoj e do të flas. Nuk kam asnjë lloj ngarkese negative për të.”- tha Beniada.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE