Si të shmangni lotët teksa jeni duke prerë qepët…

vovalbania November 03, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Si të shmangni lotët teksa jeni duke prerë qepët…

Qepa është baza për pothuajse të gjitha pjatat e gatuara. Prerja e tyre mund të jetë e pakëndshme për shkak të djegies së syve dhe lotëve, por ekziston një truk që do t’ju ndihmojë të mos ‘lotoni’. Gjithçka që duhet të bëni është të vendosni një pecetë të lagur ose një pecetë të zakonshme letre të njomur në ujë në dërrasën në të cilën do të copëtoni qepën.

Një pecetë e lagur ose një peshqir i lagur tërheq lëndën kimike nga qepa, e cila përndryshe do të gjente rrugën drejt “burimit më të afërt të ujit”, që zakonisht janë sytë. Në këtë mënyrë, ajo substancë mbetet në dërrasën tuaj prerëse dhe ju do të kënaqeni duke përgatitur pjatën tuaj të preferuar.

Së fundmi, shkencëtarët theksojnë se kanë zbuluar se qepa ul nivelin e sheqerit në gjak në 50%. Gjetjet të cilat janë prezantuar në takimin vjetor të “The Endocrine Society” në San-Diego, në muajin gusht kanë zbuluar që qepa mund të ulë nivelin e lartë në gjak dhe nivelet e përgjithshme të kolesterinës kur merret me metforminë. Ndërkaq, qepët e njoma janë një “thesar” ushqyes të pasura me vitamina dhe minerale.

Kanë veti antibakteriale dhe mbrojnë nga inflamacioni, ndihmojnë me ftohjet dhe janë të mira për përmirësimin e tretjes. Pjesa e gjelbër e qepës së njomë nuk duhet të hidhet pasi përmban përbërës të dobishëm për shëndetin tonë. Edhe pse të gjitha perimet kanë përfitime shëndetësore, disa prej tyre i kanë shumë të veçanta, si qepa.

Në përgjithësi, qepët dihet se mbështesin shëndetin e zemrës, kockave dhe zorrëve, por ka shumë më tepër avantazhe nga të cilat shumë njerëz mund të habiten. Megjithatë, nëse jeni të ndjeshëm ndaj qepëve, këshillohet që të konsultoheni me mjekun përpara se të aplikoni ndonjë nga pikat e listuara.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49212 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE