Joe Biden: Mos u shqetësoni, do ta ‘çlirojmë Iranin’!

vovalbania November 04, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Joe Biden: Mos u shqetësoni, do ta ‘çlirojmë Iranin’!

Presidenti amerikan, Joe Biden, u zotua dje për “çlirimin e Iranit”, duke thënë se protestuesit iranianë do të çlirohen së shpejti.

“Mos u shqetësoni, ne do ta çlirojmë Iranin. Qytetarët iranianë do të çlirohen shumë shpejt”, tha Biden gjatë një mitingu në Kalifroni, me dhjetëra amerikanë me pankarta nëpër duar në mbështetje të protestuesve iraniane.

Ndërkohë, presidenti amerikan nuk dha detaje në lidhje me veprimet që synon të ndërmarrë. Për shtatë javë të tëra, Irani është tronditur nga nga protestat antiqeveritare që shpërthyen pas vrasjes së 22-vjeçares, Mahsha Amini nga policia e moralit më 16 shtator të këtij viti, për mosmabjtjen e duhur sipas tyre të shamisë.

SHBA-të njoftuan të mërkurën se do të kërkojnë të përjashtojnë Iranin nga Komisioni i OKB-së për për shkak të shtypjes së dhunshme të protestave nga Teherani dhe kufizimeve të të drejtave të grave.

Në Iran do të mbahen gjykime publike për rreth 1 mijë persona të akuzuar për trazirat në Teheran, njoftoi sot kryegjykatësi i Iranit, Golam-Hossein Mohseni Ejei.

Agjencia Tasnim tha në një raport se gjyqet e rreth 1 mijë njerëzve “të cilët kryen akte sabotimi në ngjarjet e fundit, duke përfshirë sulmet ndaj rojeve të sigurisë dhe djegien e pronës publike” do të mbahen në Gjykatën Revolucionare, raportoi Reuters.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE