Hoxhë Ahmed Kalaja shpërthen ndaj medias: Zoti jua dhëntë aty ku nuk duroni!

vovalbania January 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Hoxhë Ahmed Kalaja shpërthen ndaj medias: Zoti jua dhëntë aty ku nuk duroni!

Hoxha i njohur i Xhamisë së Rrugës së Kavajës, Ahmed Kalaja ka shpërthyer në një gjuhë të rëndë ndaj mediave, pas raportimeve për arrestimin nga Policia e Tiranës të një mjeku kirurg që shfrytëzonte prej dy vitesh për prostitucion një vajzë 16 vjeçare.

E mitura kishte nisur marrëdhënien me mjekun Dervish Hasi që në moshën 14 vjeçare dhe sipas uniformave blu, ndaj 42 vjeçarit ishte bërë kallëzim në Komisariatin nr.1 se shfrytëzonte një vajzë për prostitucion.

Mirëpo, raportimi i mediave dhe detajet e rënda nga ngjarja kanë bërë që hoxha Ahmed Kalaja të shpërthejë në një gjuhë urrejte të papranueshme ndaj tyre. Madje, ai arrin deri aty sa edhe të mallkojë, por gazetarët, jo mjekun që akuzohet nga autoritetet se ka kryer akte të rënda.

“Ja llumi mediatik…

Ndoshta kanë marrë urdhër nga lart…

O llum mediash… Ne nuk paguajmë gjoba.

O llum mediash; Xhamia e Rrugës së Kavajës nuk është hapsirë ku mund të pështyjë çdo plehër.

Mos bashi hajër e Zoti jua dhëntë aty ku nuk duroni! Amin”, shkruan hoxha Ahmed Kalaja.

Një gjuhë e papranueshme nga një përfaqësues i fesë, për më tepër kur Policia e Tiranës ka dalë me deklaratë zyrtare dhe Dervish Hasi ndodhet aktualisht prapa hekurave. Kur efektivët kanë shkuar në shtëpinë e tij, pas kallëzimit të marrë, kanë gjetur tre gra dhe vajzën e mitur, për të cilën 42 vjeçari ka thënë se ajo ishte gruaja e katërt.

Nëse hoxha i Xhamisë së Rrugës së Kavajës pretendon se Policia e Shtetit apo dhe mediat që kanë raportuar mbi bazën e komunikatës zyrtare, publike, ka ndonjë element të pavërtetë, mediat sigurisht janë të hapura në çdo moment të pasqyrojnë dhe qëndrimin e tij, por një gjuhë e tillë urrejtje është e papranueshme.

Edhe nëse hoxha ka dhe ndonjë akuzë për atë që thotë “urdhër nga lart”, mund të kërkojë prezencën e medias për të shprehur pretendimet e veta dhe ai do të ketë hapësirën e vetë për të sqaruar çdo supozim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50480 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE