100 vjetori i marrëdhënieve me SHBA, nesër mbërrin në Tiranë ambasadorja amerikane në OKB

vovalbania November 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
100 vjetori i marrëdhënieve me SHBA, nesër mbërrin në Tiranë ambasadorja amerikane në OKB

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield do të vizitojë ditën e nesërme Tiranën. Vizita e ambasadores vjen pasi Shqipëria kryesoi për një muaj Këshillin e Sigurimit në OKB. Ambasada shkruan se Thomas-Greenfield do të vlerësojë Shqipërinë për kryesimin e Këshillit të Sigurimit në OKB.

Në njoftimin zyrtar të ambasadës, thuhet se ambasadorja Thomas-Greenfield do të përsërisë mbështetjen e palëkundur të SHBA për Shqipërinë, si një aleat që po punon shumë fort me Amerikën për t’iu përgjigjur krizës së shkaktuar nga lufta.

Në takimet që ambasadorja do të ketë më zyrtarët shqiptarë, fokus i tyre do të jetë edhe kriza energjetike dhe mënyrat e bashkëpunimi për të përballur krizën, si edhe forcimi i aleancës së NATO-s.

Sakaq, vizita e saj vjen gjatë 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri, ku Ambasadorja Thomas-Greenfield do të diskutojë gjithashtu mënyrat për të forcuar partneritetin mes dy vendeve. Pas vizitës në Shqipëri, ambasadorja do të vizitojë Poloninë.

Për një muaj, 1-30 qershor Shqipëria ka mbajtur presidencën e Këshillit të Sigurimit, për t’ia lënë vendin Brazilit. Për herë të parë, 66 vjet pas anëtarësimit në OKB, Shqipëria është ulur në tryezën më të lartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin, mandat që nisi në janar 2022 deri në fund të 2023.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48802 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE