Shoferja në gjendje të rëndë pasi shtypet 3 herë nga makina e saj në Zvicër

vovalbania November 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shoferja në gjendje të rëndë pasi shtypet 3 herë nga makina e saj në Zvicër

Një grua ka mbetur e plagosur rëndë në disa rrethana tmerri në Zvicër, pasi doli nga makina e saj duke lënë motorin ndezur por përfundoi e shtypur tre herë nga makina e saj, njoftonte dje policia vendase.

45-vjeçarja kishte dalë nga makina në një zonë rezidenciale të St Gallen në verilindje të vendit, për të marrë dicka nga bagazhi, tha policia, sipas agjencisë vendase ATS.

Por makina e cila qëndronte në një terren pak të pjerrët, nisi të rrokullisej së prapthi.

Gruaja nisi të tentonte më kot të ndalonte mjetin por rrjedhimisht ra përtokë dhe u shtyp nga makina për herë të parë.

Makina më pas u përplas me një mjet tjetër dhe çuditërisht u rikthye duke lëvizur në drejtim të kundërt, duke e shtypur gruan për herë të dytë, tha policia për ngjarjen e pazakontë.

Më pas automjeti i lirë kishte goditur trotuarin, që e kishte drejtuar përsëri në drejtim të gruas duke e shtypur për herë të tretë, para se të godiste një barrierë të drunjtë dhe më në fund të ndalonte.

Gruaja u dërgua në spital ku ishte në gjendje të rëndë, sipas raportimeve. Policia po heton aksidentin për të kuptuar rrethanat e pazakonta të lëndimit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49614 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE