Berisha: Protesta e 12 nëntorit do të jetë e paparë ndonjëherë në Tiranë

vovalbania November 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Berisha: Protesta e 12 nëntorit do të jetë e paparë ndonjëherë në Tiranë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë se protesta e 12 nëntorit do të jetë një protestë e fuqishme, e paparë ndonjëherë në Tiranë.

Në një takim me banorë të Kombinatit, Astirit dhe Unazës, Berisha tha se qeveria është armike e identitetit kombëtar, që ka shkatërruar arsimin, drejtësinë e shëndetësinë.

“PD është e angazhuar kryekëput në dy veprimtari të një rëndësie të jashtëzakonshme. E para, në një protestë të fuqishme, të paparë ndonjëherë në Tiranë. Të paparë ndonjëherë në Tiranë sepse kurrë në 30 vite ju banorë të Kombinatit, të Astirit, të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë nuk keni patur në krye të qeverisë një armik të qenies tuaj. Një armik të identitetit tonë kombëtar. Një armik të fëmijëve tuaj, të shkollimit tuaj, një armik të shëndetit të secilit prej jush dhe të çdo shqiptari. Dhe kjo, jo vetëm ka shkatërruar sistemin e drejtësisë, jo vetëm se njeriu që ju premtoi ju shërbim shëndetësor falas me politikat që ka ndjekur ka bërë që ju të paguani sot për shërbimin shëndetësor më shumë se të gjithë qytetarët e tjerë të Europës. Jo vetëm për këto, por edhe faktin se këtë qytet ku ju jetoni e ka shndërruar në më të ndotur se kurrë në historinë e tij, këtë qytet ku ju jetoni, ku rrisni fëmijët tuaj, ku ndërtoni jetën, e ka shndërruar me lejet e ndërtimit dhe faktorë të tjerë në qytetin e 250 më të ndotur të botës”, tha Berisha.

Berisha u ka folur banorëve të Astirit dhe për shembjen e shtëpive për ndërtimin e Unazës së Madhe. Sipas Berishës banorët e kësaj zone ishin viktimë të interesave të trafikanëtëve dhe disa politikanëve të lidhur me ta.

“Së pari, unë dua t’ju shpreh mirënjohjen më të pakufishme, ju banorëve të Astirit, për qëndresën tuaj heroike, qytetare, ndaj njërës nga padrejtësitë më të mëdha që një qeveri mund të bëjë ndaj qytetarëve të vendit, rrënimit të banesave të tyre, kryekëput për interesa të grupeve të trafikantëve më të fuqishme të vendit, për interesa të politikanëve të lidhur me këto grupe. Në mbi 400 ditë protestë, ju dëshmuat shpirtin tuaj të pamposhtur. Unë shpreh shumë mirënjohje ndaj banorëve ndaj banorëve të Kombinatit të cilët në zgjedhjet e fundit parlamentare votuan PD-në, kandidatin e saj më shumë se herë të tjera, zotin Belind Këlliçi”, tha Berisha.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE