U arratis nga kazerma, Vëllai i Madh merr vendimin e rëndësishëm për Vesën!

vovalbania January 25, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U arratis nga kazerma, Vëllai i Madh merr vendimin e rëndësishëm për Vesën!

Javën e kaluar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Mbrëmjen e prime-t disa nga banorët janë dënuar nga Vëllai i Madh dhe janë mbyllur në kazermë. Ende pa kaluar 24 orë banorët nisën të planifikojnë arratisjen nga kazerma dhe i pari që ka dhënë këtë ide ka qenë Romeo. Këtë plan ata e kanë zbatuar dhe Vesa, e cila ndodhej në kazermë është arratisur me anë të banorëve të tjerë dhe është bashkuar me pjesën tjetër të shtëpisë. Pas daljes, Vesa është shfaqur e përlotur dhe duket se diçka e shqetëson banoren. Vetëm pak më parë një zarf i kuq ka mbërritur në shtëpi, ku Vëllai i Madh ka lajmëruar se për shkak të arratisjes nga kazerma, Vesa do të shkojë automatikist në televotim për javën tjetër.

Ditën e sotme banorë kanë krijuar një atmosferë shumë të gëzueshme dhe gjallëruese brenda në shtëpi. Teksa kanë kërcyer nën ritmet e muzikës së vendosur nga Vëllai i Madh ndër personazhet që mori më shumë vëmendjen ka qenë Meri. Jo vetëm që ka bërë një kërcim sensual me Meritonin, por më pas ka kërcyer sipër një tavolione, ku një moment i sikletshëm ka ndodhur mes saj dhe Albit, i cili nuk mund t’i shpëtonte kamerave.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48689 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE