Karamuço ngre shqetësimin, zbulon çfarë po diskutohet nga prokurorët dhe policët

vovalbania November 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Karamuço ngre shqetësimin, zbulon çfarë po diskutohet nga prokurorët dhe policët

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka sqaruar nëse fenomeni i ri i quajtur “Forca Tirona” përmban apo jo shkelje ligjore, një nga temat që po diskutohet edhe në radhët e prokurorëve dhe oficerëve të policisë.

Karamuço nënvizon se nuk ka ansjë shkelje ligjore që të penalizojë këtë grupim në rrjetet sociale, ku antëratë lajmërojnë njëri-tjetrin për vendndodhjen e policisë rrugore për të shmangur gjobat.

Sipas ekspertit meraku i vetëm është se grupime të tilla nuk duhet të nxisin shpejtësi dhe papërgjegjshmëri rrugore, pasi gjobën mund ta shmangësh por aksidentin jo.

“Ka kohë që diskutohet në radhët e prokurorëve dhe oficerë të policisë nëse fenomeni i ri ” Forca Tirona” përmban apo jo ndonjë shkelje ligjore. Ky është një grupim në rrjetet sociale, ku anëtarët lajmërojnë njëri tjetrin për vendodhjen e policisë rrugore, me qëllim shmangien e gjobave. Argumentet janë të ndryshme, por përfundimi është se nuk ka asnjë shkelje që ti penalizojë. Përdoruesit e rrugës janë shpesh solidar me njëri tjetrin. Ata shkëmbehen duke sinjalizuar me drita për të lajmëruar praninë e  policisë në rrugë. Nga ana tjetër ligji detyron organet e policisë të paralajmërojnë shoferët për akset që monitorohen me radar. Meraku i vetëm është që grupime të tilla nuk duhet të nxisin shpejtësi dhe papërgjegjshmëri rrugore, përtej zonave ku ka monitorim policor. Një gjobë edhe mund ta shmangësh, por aksidentin jo…..”, shkruan Ervin Karamuço.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48759 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE