“Ku është Lulzimi dini gjë”, Rama zbulon këshillën që i ka dhënë Bashës

vovalbania November 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Ku është Lulzimi dini gjë”, Rama zbulon këshillën që i ka dhënë Bashës

Kryeministri Edi Rama ka përmendur sërish çështjen e financimeve ruse në Partinë Demokratike gjatë kohës kur ajo drejtohej nga Lulzim Basha.

Në një takim në Lushnje, Rama tha se PD është vegël e deklaruar e rusëve, ndërsa mori paratë për të rrëzuar qeverinë socialiste.

Teksa sulmoi kryedemokratin aktual, Sali Berisha dhe kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Rama nuk la pas edhe Lulzim Bashën, duke treguar “këshillën” që i ka dhënë atij për t’u distancuar nga dy figurat e sipërpërmendura.

“Partia Demokratike është vegël e deklaruar, ndërkohë që ajo parti ka 500 mijë dollarë, gjysmë milioni të paguar për të rrëzuar qeverinë e Partisë Socialiste. Kur doli atëherë thoshin e bën Edvini me Sorosin. Kur ambasadorja amerikane ja vuri në tavolinë non gratës financimet ruse, ai i refuzoi. Mirëpo tani na doli në raportin e CIA-a. Si i bëhet tani? Për ça arsye rusët duhet të financojnë një parti politike. Për ta bërë Shqipërinë me demokratike, për të forcuar të drejtat e njeriut këtu? Për këtë që po shikoni.

Si mund të shkosh pas një non grate, partia e të cilit, qeveria e të cilit ka bashkuar votat me Putinin në Këshillin e Evropës për të ngritur akuzën monstruoze që ushtria e Kosovës është një bandë kriminelësh që trafikon organe njerëzish dhe nga Shqipëria. Si mund ta bëj këtë një qeveri shqiptare?

Këtë e bën ai soj i ulët që e ka ndjekur Shqipërinë si mallkim, herë duke qenë në qeveri herë duke mos lënë qeveri të rrinë në këmbë që nga 1912. Është i njëjti soj. Nuk quhet Haxhi quhet Ilir, nuk quhet Qamil quhet… mos t’ia përmendim emrin fare këtij tjetrit.

Koha do ta tregojë, por zakonisht këto të miat dalin. Se kur thoja unë “O Lulzim ndahu nga këta të dy”, më thonin këta analistët “o çpunë ke ti me ata, njëri në pension, njëri në punën e vet”. Ja si është puna. Ku është Lulzimi, dini gjë? S’dini gjë. Këta të dy këtu prapë”, tha Rama.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48675 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE