Çmimi Nobel për Ekonominë i shkon treshes amerikane Bernanke, Diamond dhe Dybvig

vovalbania October 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çmimi Nobel për Ekonominë i shkon treshes amerikane Bernanke, Diamond dhe Dybvig

Këtë vit, çmimi Nobel për shkencat ekonomike iu dha ish-kreut të Federal Reserve, Ben Bernanke dhe dy ekonomistëve të tjerë, Douglas Diamond dhe Philip Dybvig, për kërkimet e tyre mbi krizat financiare dhe bankat.

Çmimi u shpall të hënën nga Akademia mbretërore e shkencave në Stokholm. Paneli i posaçëm deklaroi se puna e tre fituesve tregon përse shmangia e falimentimit të bankave është jetike.

“Për njerëzit e përditshëm ky çmim jep mjetet për të kuptuar rëndësinë e reduktimit të rreziqeve për sektorin bankar dhe rrjedhimisht shmangien e krizave financiare. Ai ofron një kuptim më të qartë të asaj me të cilat entet rregullatore përballen në ditët e sotme”, tha Christofer Edling, Akademia Mbretërore e Shkencave, Suedi.

Si president i Federal Reserve, Ben Bernanke ishte një figurë kyçe gjatë krizës financiare të vitit 2008. Puna e tij mbi rëndësinë e bankave kishte nisur 40 vjet më parë. Krahas saj ishin edhe dy kërkime të pavarura që tregojnë se si të ulen rreziqet nga falimentimi i bankave dhe si të parandalohen krizat e gjata financiare.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48847 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE