Pas sulmit me çekiç, bashkëshorti i Nancy Pelosit lë spitalin/Paul Pelosi mbetet nën kujdes mjekësor!

vovalbania November 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas sulmit me çekiç, bashkëshorti i Nancy Pelosit lë spitalin/Paul Pelosi mbetet nën kujdes mjekësor!

Pasi iu nënshtrua një operacioni, lë spitalin Paul Pelosi, bashkëshorti i kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, Nancy Pelosi. Më 28 tetor, 82-vjeçari u godit në kokë me çekiç nga një person që hyri me forcë në shtëpinë e familjes Pelosi në San Francisco duke kërkuar të shihte ligjvënësen demokrate, e cila nuk gjendej aty. Në një deklaratë të publikuar nga zyra e zyrtares së lartë, theksohet:

Paul Pelosi mbetet nën kujdesin e mjekëve ndërsa vazhdon të përparojë në një proces të gjatë shërimi e rikuperimi. Sulmi e la me frakturë në kokë, si dhe me lëndime në krahë e në duar.

Paul Pelosi, sipërmarrës në fushën e pasurive të patundshme dhe kapitalit të investimeve u sulmua nga Paul Wayne DePape. 42-vjeçari, shtetas kanadez, prej 14 vitesh qëndronte ilegalisht në Shtetet e Bashkuara ku hyri si vizitor në mars të vitit 2008, në pikën kufitare San Ysidro, mes Amerikës e Meksikës.

I arrestuar e pa mundësi lirimi me kusht, këtë të martë u vetëdeklarua i pafajshëm lidhur me akuzat për tentativë vrasjeje, sulm me armë vdekjeprurëse, vjedhje, abuzim me të moshuarit e kërcënim të një zyrtari publik. Nëse shpallet fajtor, rrezikon nga 13 vite heqje lirie e deri në burgim të përjetshëm. Po ashtu, prokurorët federalë e akuzuan për sulm dhe tentativë rrëmbimi, raste për të cilat dënimi arrin deri në 50 vite burg.

Agjencia ligjzbatuese për Emigracionin dhe Doganat (ICE) paraqiti njoftim te autoritetet e San Franciscos duke kërkuar kujdestarinë e DePapes kur ndaj tij të përfundojë procedimi penal.

Kryetarja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi është e dyta në hierarkinë e marrjes së detyrës së presidentit amerikan. Sipas dokumenteve të gjykatës të paraqitura nga prokurorët, të cilët ngjarjen e etiketuan si “sulm të motivuar politikisht”, DePape i tha policisë se planifikonte ta rrëmbente kryetaren, ta merrte në pyetje e t’i thyente kupat e gjunjëve nëse “gënjente”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50512 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE