Për largimin e gjysmës së fuqisë punëtore të Twitter nga Elon Musk, reagon dhe merr përgjegjësinë Jack Dorsey!

vovalbania November 06, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Për largimin e gjysmës së fuqisë punëtore të Twitter nga Elon Musk, reagon dhe merr përgjegjësinë Jack Dorsey!

Jack Dorsey, bashkëthemeluesi dhe ish-drejtori ekzekutiv i Twitter, është përgjigjur ndaj largimeve të shumta nga puna që po bëhen nga Elon Musk duke thënë se vetë ai e merr “përgjegjësinë për arsyen pse të gjithë janë në këtë situatë” dhe tha se ishte ai që e rriti kompaninë “shumë më shpejt se që duhej”. Të premten, Musk pushoi nga puna rreth gjysmën e fuqisë punëtore të Twitter, duke prekur punonjësit nga të gjitha departamentet. Në lidhje me këtë situatë, Jack Dorsey është shprehur se:

Njerëzit në Twitter në të kaluarën dhe të tashmen janë të fortë dhe të durueshëm. Ata gjithmonë do të gjejnë një mënyrë për t’ia dalë, pavarësisht se sa i vështirë është momenti. E kuptoj që shumë njerëz janë të zemëruar me mua. Unë mbaj përgjegjësinë përse të gjithë ata janë në këtë situatë: e rrita kompaninë shumë më shpejt se që duhej. Kërkoj falje për këtë.

Folks at Twitter past and present are strong and resilient. They will always find a way no matter how difficult the moment. I realize many are angry with me. I own the responsibility for why everyone is in this situation: I grew the company size too quickly. I apologize for that.

— jack (@jack) November 5, 2022

Dorsey shërbeu si drejtor ekzekutiv i Twitter në dy periudha të ndryshme. Pasi u hoq nga roli në vitin 2007, ai u kthye si drejtor ekzekutiv i Twitter në vitin 2015 përpara se të largohej përfundimisht në nëntor të vitit të kaluar. Ai e ngarkoi me këtë detyrë ish-shefin e teknologjisë të Twitter, Parag Agrawal, që të merrte vendin e tij dhe nxitoi që ta miratonte marrjen e platformës nga Musk. Dorsey në profilin e tij në Twitter në prill shkroi se:

Elon është zgjidhja e vetme unike që unë besoj. Unë i besoj misionit të tij për të zgjeruar dritën e ndërgjegjes.

Ai shprehu të njëjtën ndjenjë në mesazhet private që u zbuluan si pjesë e padisë së Twitter kundër Musk. Në një mesazh drejtuar drejtorit ekzekutiv të Tesla dhe SpaceX, Dorsey shkroi:

Unë nuk do ta lejoj që blerja të dështojë dhe do të bëj gjithçka që duhet. Është shumë kritike për njerëzimin.

Jack, mbajti 2.4 për qind të aksioneve në Twitter kur Musk mori pronësinë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49960 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE