Policia spanjolle dhe shqiptare në aksion, mësyhen disa call center në Elbasan, Vlorë dhe Fier

vovalbania November 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Policia spanjolle dhe shqiptare në aksion, mësyhen disa call center në Elbasan, Vlorë dhe Fier

Forca të shumta të policisë spanjolle dhe të Forcave Shqiponja kanë mësyrë në një qendër tregtare në qytetin e Elbasanit. Dyshohet se kemi të bëjmë me një hetim për një ‘Call Center’ të vendosur në këtë godinë.

Po këqyren dokumentat në këtë biznes, ndërkohë që raportohet për një të arratisur në momentin kur policia ka ndërhyrë. Bëhet fjalë për një hetim të përbashkët të autoriteteve spanjolle dhe Prokurorisë së Tiranës.

Ka disa urdhër arreste edhe për disa shtetas të huaj bashkëpunëtorë në biznes të paligjshëm.

Ky aksion është në kuadër të një operacioni më të gjerë që ka përfshirë një ‘Call Center’ edhe në Vlorë. Në këtë qytet janë shoqëruar disa vajza, ndërkohë që ende nuk ka detaje. Autoritetet kanë sekuestruar servera dhe dokumente të këtyre kompanive që dyshohet se mashtronin shtetas të huaj. Po e njëjta procedurë për aktivitetet e paligjshme të Call Center, më herët u krye në Fier.

vijon…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49779 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE