Policia spanjolle zbarkon në Elbasan ditën e sotme, reagon Artan Hoxha dhe zbardh çfarë është zbuluar: Bastet e Ervis Martinajt dhe Call Center-at…

vovalbania November 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Policia spanjolle zbarkon në Elbasan ditën e sotme, reagon Artan Hoxha dhe zbardh çfarë është zbuluar: Bastet e Ervis Martinajt dhe Call Center-at…

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje në reja në lidhje me operacionin e policisë spanjolle në Elbasan kundrejt disa Call Center-ave, të cilët mashtronin qytetarët spanjollë përmes investimeve gjoja në bursa.

Hoxha tha se operacioni i sotëm tregon se sa mosbesim kanë policitë e Bashkimit Evropian te policia shqiptare.

“Është një operacion i radhës. Kjo dëshmon se sa porozë jemi bërë për policitë e BE-së. Ata kanë mosbesim te ne, sa që janë detyruar të vijnë vetë këtu. Sot pamë një skuadër të plot të gardës civile spanjolle, e cila po kryente operacion në zemër të shqipërisë. Ky operacion në vazhdën e një serie operacionesh”, tha Hoxha.

Hoxha tha se Call Centerat arrinin që të korruptonin policët shqiptarë përmes shumave të konsiderueshme parash që të punonin të pashqetësuar.

“Këto Call Centera që mashtronin qytetarët e vendeve të BE-së për gjoja investime ne bursa kanë patur të ardhura të jashtëzakonshme duke korruptuar policinë. Call Centerat dhe paratë e basteve të Ervis Martinajt ishin burimet kryesore të policëve të korruptuar në Shqipëri”, tha Hoxha duke shtuar se qytetarët e vendeve të BE-së kanë humbur shuma të mëdha në këto Call Centera.

“Ata mashtronin qytetarë nga Gjermania, Anglia, Zvicra, Spanja, etj., policët spanjollë nuk kanë patur besim te policia jonë dhe prandaj kanë ardhur vetë. Dihej që puna do të shkonte deri këtu pasi shumat e humbura nga qyetarët e Spanjës ishin të mëdha. Spanjollët kanë identifikuar përmes internetit se nga cila pikë Call Centeri ishin mashtruar qytetarët e tyre”, tha Hoxha duke shtuar se është goditur një objekt i vendosur në katin e tretë të një qendre tregtare në Elbasan.

“Rol kryesor kanë patur izraelitë nga vende të ish-Bashkimit Sovjetik“, tha Hoxha.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48933 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE