U mahnit nga vepra e tij, piktori shqiptar zbulon shumën marramendëse që pagoi Ibrahimoviç

vovalbania November 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U mahnit nga vepra e tij, piktori shqiptar zbulon shumën marramendëse që pagoi Ibrahimoviç

Agron Hoti, piktor shqiptar shumë i suksesshëm përtej kufijve ka folur së fundmi për pikturën që i ka shitur futbollistit të njohur, Zlatan Ibrahimović. Veprat e tij kanë tërhequr vëmendjen e shumë futbollistëve, mes së cilëve Cristiano Ronaldo, Francesco Totti, Luca Toni dhe të tjerë.

Teksa po tregonte se si kontaktoi me Ibrahimović, moderatori Alban Musa e pyeti se sa kishte kushtuar. Ndonëse hezitoi në fillim të përgjigjej, ai e zbuloi shifrën marramendëse që ka paguar Ibrahimoviç. “Mbi 10 mijë euro?” e pyeti Albani ndërsa piktori tha se kaq kushton një pikturë normale.

Mbi 50 mijë euro atëherë?”, i drejtohet sërish moderatori. “Mbaje aty dorën”, ia ktheu piktori duke nënkuptuar se piktura ka kushtuar kaq. “Ishte rastësi. Në galerinë time në Verona, kam përballë personin që bëri dorëzimin e punës së Ibrahimović. Ishte komplet rastësi. Ky personi bëri kontaktin.

Piktura përfshin momentet më të bukura të tij ku luan futboll, të fitoreve dhe humbjeve. Ka ngelur i mahnitur. Ndërsa Ronaldos i sajova pesë kupat e Champions, ia bëra në një tabol dhe tha se sot kjo punë do të shkojë urgjent në Torino. E kanë marrë me autobus.“, u shpreh piktori.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48855 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE