Tërmet i fortë në Itali, njerëzit në panik!

vovalbania November 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tërmet i fortë në Itali, njerëzit në panik!

Dridhet toka në Italinë qendrore. Një tërmet me magnitudë 5.7 Rihter u regjistrua sot nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës në orën 07:07, në brigjet e zonës Marke-Pezaro. Epiqendra ishte në thellësinë 7.6 kilometra dhe u ndje në zona të ndryshme të Italisë Qendrore, nga Emilia Romanja, në Umbria e gjithashtu në Romë. Lëkundja u pasua nga të tjera, më e forta prej tyre me magnitudë 4. Nuk ka ende të dhëna për viktima, ndërsa raportohen çarje të mureve të godinave. Në Ankona u pezullua qarkullimi i trenave.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51331 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE